Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Tërmeti me magnitudë 5,8 trondit Iranin

Nga A2 CNN
18 Prill 2021, 11:00 | Bota
Tërmeti me magnitudë 5,8 trondit Iranin

Një tërmet me magnitudë 5,8 u regjistrua në Iran, në Bandar-e Gonaveh, në rajonin e Bushehr, përgjatë Gjirit Persik. Kjo është raportuar nga Instituti Gjeofizik Amerikan USGS.

Tërmeti ndodhi në një thellësi prej 10 kilometrash. Televizioni shtetëror iranian, i cili foli për një magnitudë 5,9, specifikoi se për momentin nuk ka asnjë lajm për lëndime ose dëme.

Tronditja e parë u pasua nga një tronditje tjetër me magnitudë 4,5.

A2 CNN Livestream

Dita jonë