“JP Morgan”: Super Ligën Evropiane e financojmë ne

JPMorgan 1100x620

Super Liga evropiane nuk është thjesht një projekt në letër, por një revolucion që është gati të zbatohet.

Madje, klubet që themeluan turneun e ri kanë gjetur edhe fondet për ta financuar. Bëhet fjalë për bankën amerikane “JP Morgan”, e cila do ta mbështesë projektin me një vlerë që përllogaritet në rreth 6 miliardë dollarë.

Shifra do të disbursohet “sapo projekti të vihet në praktikë”.

Lajmin e konfirmoi për Reuters një zëdhënës i bankës, që theksoi se “JP Morgan ka financuar operacionin”.