Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plagosja në zyrën e PD, Meta drejt Kavajës: Qytetarët të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 20:37 | Politikë
Plagosja në zyrën e PD, Meta drejt Kavajës: Qytetarët

Për ngjarjen në Kavajë ku një 27-vjeçar është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme, në zyrën elektorale të Partisë Demokratike, ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta. Përmes zëdhënësit të tij, kreu i shtetit shprehet se po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë dhe pas takimit që aktualisht po zhvillon me komunitete fetare në Elbasan do të niset drejt Kavajës. Ai u bën apel qytetarëve të Kavajës që të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para referendumit të ndryshimit të madh të 25 prillit, siç e cilësoi ai.

Postimi i zëdhënësit të Presidentit:

Presidenti i Republikës, Ilir Meta po e ndjek me shumë shqetësim situatën në Kavajë.

Për shkak se aktualisht, kreu i Shtetit ndodhet në Elbasan, në një iftar të organizuar nën kujdesin e Tij, me klerikët lokalë të pesë komuniteteve fetare, ku janë të ftuar edhe personalitete të nderuara të qytetarisë elbasanase, si dhe për shkak të një interviste të planifikuar më herët në TV "Skampa", bëj me dije se menjëherë pas saj, Presidenti Meta do të niset urgjentisht drejt Kavajës.

Kreu i Shtetit i fton qytetarët e Kavajës të mos provokohen dhe të ruajnë qetësinë në këto ditë të fundit para Referendumit të Ndryshimit të Madh të 25 Prillit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë