Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, Felaj: Ngjarje e veçuar, nuk duhet politizuar

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 22:42 | Politikë
Plagosja në zyrën e PD në Kavajë, Felaj: Ngjarje e

Plagosja e 27-vjeçarit brenda zyrës së Partisë Demokratike në Kavajë, për kandidaten socialiste për qarkun e Tiranës Ermonela Felaj është një ngjarje e veçuar, që nuk duhet politizuar. Në “Absolut 4” ajo tha se nuk ka vend për përplasje politike.

“Ngjarja nuk duhet politizuar, është ngjarje e veçuar. Lexova atë që kishte pohuar kandidati i PS për Kavajën Etjen Xhafa, i cili kishte shprehur distancimin nga ngjarja. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme dhe emrat e autorëve janë bërë publikë dhe nuk ka vend për përplasje politike”.

Felaj nuk sheh asnjë lidhje me faktin që autori ishte person i shpallur në kërkim.

“Kjo nuk do të thotë asgjë, për më tepër nuk shoh si mund ta lidhësh një person në kërkim me PS, nuk shoh asnjë lidhje. Nuk kuptoj motivin që ta lidhësh me PS, as rrethanat e kësaj ngjarje. Mund të jetë një motiv banal, ose në konflikt më njëri tjetrin dhe nuk ka lidhje me ditën e zgjedhjeve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani