Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Situata te fqinjët, shifra të larta ditore në Greqi dhe Maqedoninë e Veriut

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 17:56 | Aktualitet
Situata te fqinjët, shifra të larta ditore në Greqi dhe

Maqedonia e Veriut po has një situatë të vështirë me pandeminë koronavirus. Autoritetet zgjatën masat kufizuese edhe për një javë pasi shifrat ditore mbetën në nivele të larta.

Në 24 orët e fundit janë raportuar 24 jetë të humbur dhe mbi 360 të infektuar me Covid-19. Që nga fillimi i Pandemisë, Maqedonia e Veriut ka raportuar gjithsej 147 mijë raste dhe mbi 4400 viktima.

Situatë e vështirë edhe në Greqi. Autoritetet raportuan 65 jetë të humbura nga Covid-19 në 24 orët e fundit. Rastet e reja ishin mbi 1800. Në total 315 mijë persona janë infektuar me koronavirus në Greqi, ndërsa jetët e humbura janë mbi 9400.

A2 CNN Livestream

Dita jonë