Aeroporti i Vlorës, nënshkruhet kontrata, Rama: Behgjeti e kishte ëndërr të bënte një vepër në Shqipëri

20 PRILL LAJME 10 00 frame 46374 1100x620

Është nënshkruar ditën e martë kontrata për ndërtimin e aeroportit të ri të Vlorës, e cila është fituar nga biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, kryeministri Rama tha se projekti është 100% i financuar dhe se Behgjeti e ka pasur ëndërr për të ndërtuar një vepër të madhe në Shqipëri që të mbante emrin e tij.

“Nuk ka pasur kënaqësi më të madhe për mua në këtë proces që nuk ka qenë i mbushur me kënaqësi, por vetëm me nervozizëm, kur Belinda më telefonoi dhe më tha se Behgjeti ka hyrë në garë. Behgjeti nuk gjeti rrugën e një telefonate me mua për të thënë se donte të merrej me këtë punë, por hyri në garë dhe e fitoi atë me një konsorcium që i kap të gjitha kapacitetet.

Në të gjitha garat ndërkombëtare të bëra në Shqipëri është konsorciumi që nuk ka paraqitur garanci financiare me “ua kemi”, por paraqiti financimin në bllok. Aeroporti qysh sot është 100% i financuar dhe kompania nuk do të shkojë nëpër banka për të treguar kontratën. Behgjeti e ka pas ëndërr të bënte një vepër që do të kishte gjurmën e tij”, tha Rama.