Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Aeroporti i Vlorës, Rama: Do realizohen fluturime transoqeanike, së shpejti linja e Nju-Jorkut

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 12:55 | Politikë
Aeroporti i Vlorës, Rama: Do realizohen fluturime transoqeanike, së

Qeveria ka nënshkruar kontratën me investitorin që do të ndërtojë Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.

Gjatë prezantimit të detajeve, u bë e ditur se punimet do të nisin vetëm pas një viti, megjithatë kryeministri Rama shpalosi ambiciet për një linjë direkte me Amerikën.

“Kushtet e Aeroportit të Vlorës janë të tilla që fluturimet Nju-Jork-Shqipëri të mos jenë vetëm Tiranë-Nju-Jork, Tiranë-Nju-Jork, por edhe Vlorë-Nju-Jork, Nju-Jork-Vlorë sepse unë e kam thënë dhe nuk i ndahem gjërave që them, pavarësisht se gjërat nuk bëhen gjithmonë kur i dëshiron sepse ka edhe faktorë të tjerë objektivë që futen në mes. “Fan Nolin”, ne do ta çojmë në Amerikë dhe Shqiptarët do t’i sjellim nga Amerika këtu në Shqipëri, pa qenë e nevojshme të qëndrojnë me orë të tëra nëpër aeroportet e tjera”, u shpreh Rama.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani