Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Bush është tronditur nga komentet për miqësinë e tij me Michelle Obaman

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 11:06 | Lifestyle

Ish-presidenti George W. Bush deklaroi se ishte "tronditur" nga reagimi i njerëzve ndaj miqësisë së tij publike me ish-zonjën e parë Michelle Obama.

Duke kujtuar momentin e paharrueshëm, kur Bush dhe Obama përfaqësoheshin në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte i tronditur nga mënyra se si njerëzit reaguan .

"Populli Amerikan u befasua aq shumë që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në të menduarit e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë që George Bush dhe Michelle Obama të jenë miq", tha Bush në një intervistë në "CBS Sunday Morning"

"Ishte një miqësi e pastër", shtoi ish-zonja e parë Laura Bush.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli