Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dënimi i UEFA-s, mendohet përjashtimi për skuadrat aktive në kupat e Europës

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 14:47 | Futboll
Dënimi i UEFA-s, mendohet përjashtimi për skuadrat aktive në

Ndëshkimet e UEFA-s për klubet që i janë bashkuar Superligës Europiane mund të nisin prej sezonit aktual.

Aleksander Ceferin, numri një i UEFA-s ka bërë me dije se çdo skuadër që ka konfirmuar pjesëmarrjen në projektin e ri, do të përjashtohen nga Champions dhe Europa League dhe diçka e tillë mund të ndodhë edhe për klubet që janë aktualisht në garë.

Manchester City, Real Madrid, Chelsea që gjenden në gjysmëfinalet e Champions League dhe Manchester United e Arsenal që luajnë në të njëjtën fazë por në Europa League rrezikojnë eliminimin pa luajtur.

Një vendim do të merret këtë premte me komitetin ekzekutiv të UEFA-s që do të mblidhet, për të dalë në një përfundim.

A2 CNN Livestream

Dita jonë