Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Indeksi Global i Mundësive 2021, Shqipëria humbet 15 vende në tërheqjen e investimeve

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 13:22 | Ekonomi
Indeksi Global i Mundësive 2021, Shqipëria humbet 15 vende në

Investitorët e huaj e shohin të përkeqësuar klimën e të bërit biznes në Shqipëri. Në Indeksin Global të Mundësive 2021, të publikuar nga Milken Institute, Shqipëria renditet e 78-ta në botë për tërheqjen e investimeve.

Kundrejt vitit të kaluar, kemi humbur 15 vende në renditje, duke qenë edhe një ndër shtetet me luhatjen më të madhe në harkun kohor të një viti. Përsa i përket rajonit, në këtë indeks klasifikohen më mirë se Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Indeksi Global i Mundësive vlerëson tërheqjen e vendeve për investitorët bazuar në disa faktorë: si Perceptimi i Biznesit, që mat kufizimet me të cilat përballen bizneset dhe lehtësinë për të zgjidhur mosmarrëveshjet; Bazat Ekonomike që lidhet me opinionin makroekonomik të një vendi, fuqinë punëtore dhe potencialin për inovacion dhe zhvillim në të ardhmen; Shërbimet Financiare që masin aksesin në financime; Korniza Institucionale që vlerëson shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit dhe Standardet dhe Politika Ndërkombëtare që vlerëson se sa i integruar është një vend në komunitetin ndërkombëtar.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani