Në Indi 250 mijë raste në ditë, fajin kryesor mund ta këtë ceremonia fetare

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 18:24

Në Indi 250 mijë raste në ditë, fajin kryesor mund ta këtë ceremonia fetare

Përditësuar më: 1/6/2021, ora 18:24

Për shumë muaj gjatë pandemisë së koronavirusit, shteti gjigant i Indisë ishte shndërruar në një mister.

Duke marrë parasysh popullsinë e saj prej 1 miliard e 350 milionë banorë, shifrat në vendin aziatik kanë qenë relativisht të ulëta gjatë gjithë dimrit, por në prill gjerat kanë ndryshuar në mënyrë dramatike, pavarësisht fushatës së vaksinimit, dhe mund të thuhet se me përmirësimin e situatës në SHBA,  aktualisht ai është vendi më i goditur në botë.

Gjatë gjithë javës së fundit, janë regjistruar mesatarisht 250 mijë të infektuar, ndërkohë që në 24 orët e fundit viktimat kanë qenë më shumë se 1700.

Një shifër që ka vënë në vështirësi strukturat spitalore, por që me rëndimin e parashikueshëm të rasteve aktive në javët në vijim, mund të çojë në kolaps vendin, ku përllogaritet se rastet aktive mund të jenë rreth 400 milionë, më shumë se e gjithë popullsia amerikane.

Një nga arsyet e rritjes së shpejtë të rasteve ka të bëj sigurisht me faktin që në këtë periudhë po zhvillohet pelegrinazhi i besimtarëve hindu në brigjet e lumit Ganxhe, për të marrë pjesë në festivalin Maha Kumbh Mela, një nga më të rëndësishmit në vend.

Pavarësisht paralajmërimeve të mjekëve, që propozuan edhe anulimin e tij, autoritetet e zonës së Haridwar, ku zhvillohet ceremonia religjioze, e lejuan për të shmangur reagimet e besimtarëve lejuan grumbullimet masive, që sipas të dhënave janë shndërruar në një burim infeksioni gjigant.