Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, reagon Rama: S'ka asnjë motiv politik, autori militant i PD

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 09:57 | Politikë
Plagosja në zyrën elektorale të PD në Kavajë, reagon

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e mbrëmjes së të hënës, ku një person mbeti i plagosur në zyrën elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë.

Rama, në një status në rrjetet sociale, shprehet se kjo ngjarje nuk ka asnjë motiv politik. Ai shkruan se autori është militant i PD-së, ndërsa i kërkon Bashës të ndahet nga Meta e Berisha.

https://a2news.com/2021/04/19/kavaje-plagosje-me-arme-zjarri-brenda-zyres-elektorale-te-pd-se/

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s'ka asnjë motiv politik! Autori s'ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s'ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz! Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman”, shkruan Rama.

https://a2news.com/2021/04/19/plagosja-ne-zyrat-e-pd-basha-nga-kavaja-akuzon-ramen-atentat-ndaj-pd-do-te-marre-pergjigjen-e-merituar-me-vote/
https://a2news.com/2021/04/19/ngjarja-ne-kavaje-meta-i-drejtohet-rames-me-tone-te-ashpra-ka-nje-thirrje-edhe-per-drejtorin-e-policise/

A2 CNN Livestream

Dita jonë