Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Vëmendja te votimi elektronik, KQZ e Kosovës do të vëzhgojë zgjedhjet në Shqipëri

Nga A2 CNN
20 Prill 2021, 13:12 | Politikë
Vëmendja te votimi elektronik, KQZ e Kosovës do të

Zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri ndiqen me interes edhe te fqinjët. Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i Kosovës do të vëzhgojë nga afër votimin më 25 prill në vendin tonë. Vëmendja do të jetë kryesisht tek implementimi i votimit elektronik në një zonë të caktuar të Tiranës, ku do të jetë i pranishëm një delegacion i KQZ-së së Kosovës.

“Vëmendje e veçantë gjatë procesit të vëzhgimit do t'i kushtohet sidomos kësaj fushe, sidomos identifikimet elektronik të votuesve që do të bëhet në të gjithë qendrat e votimit si dhe votimi po ashtu numërimi elektronik të fletëvotimeve në një zonë të caktuar në Tiranë. Këto janë projekte që realizohen për herë të parë në Shqipëri dhe do të shohim nga afër si po zbatohen ato në terren”, tha zëdhënësi i KQZ në Kosovë, Elezi.

Elezi shtoi se KQZ-ja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë një bashkëpunim shumë të mirë me njëra-tjetrën. Sa i përket implementimit të votimit elektronik edhe në Kosovë, ai tha se duhet një studim dhe analizë e thellë si dhe ndryshime ligjore.

“KQZ është munduar vazhdimisht brenda kornizës aktuale ligjore që të avancojë edhe këtë komponentë të rëndësishme besoj. Sot, KQZ falë teknologjisë arrin që të publikojë shpejt rezultatet preliminare nga vendvotimet qysh në ditën e zgjedhjeve dhe po ashtu falë teknologjisë qytetarët tanë mund ta ndryshojnë qendrën e tyre të votimit pa pasur nevojë që të shkojnë në Komisione Komunale të Zgjedhjeve si dhe të mësojnë vendvotimin e tyre”, shtoi Elezi.

Ndërkohë, për herë të parë në zgjedhjet e përgjithshme në Shqipëri, 23619 votues në Tiranë do të kenë mundësi që ta ushtrojnë të drejtën e zgjedhjes dhe numërimit të votave në mënyrë elektronike.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani