Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Farka: Ka mungesë fuqie punëtore në sektorë të caktuar

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 21:23 | Ekonomi
Farka: Ka mungesë fuqie punëtore në sektorë të caktuar

Monika Farka, drejtuese e AIMS, International Albania, deklaroi në studion e “A2 Business” se “tregu i punës ka ndryshuar shumë në Shqipëri për shkak të pandemisë, pasi bizneset janë munduar të shfrytëzojnë mundësitë që ofronte pandemia”.

Sipas saj, “trendi është pozitiv”, por “ka akoma punë për të bërë, veçanërisht sa i përket transformimit digjital, që lidhet me kapitalin njerëzor, jo vetëm me teknologjinë dhe proceset”.

“Nëse ky faktor nuk merret në konsideratë, bizneset kanë akoma punë për të kapur tempin e rritjes”, theksoi Farka.

Në lidhje me fuqinë punëtore, Farka u shpreh se “ka mungesë në disa sektorë të caktuar, që mund të jenë sektorë me shumë mundësi”.

“Sektori i teknologjisë dhe informacionit janë sektorë në rritje të vazhdueshme. Nevoja në treg për talente në këto sektorë është shumë e lartë, por ato rekrutohen në punë “remote” nga kompani pa prezencë në Shqipëri. Edhe turizmi është sektor me mundësi, po ka mungesa të mëdha në të gjitha nivelet. Kemi kërkesa nga hoteleritë për t’i sjellë menaxherë nga jashtë vendit. Ky është problem i madh që duhet adresuar jo vetëm nga bizneset, me strategji të caktuara, por edhe nga politika, nëpërmjet stimulimit për të nxitur profesione të caktuara”, shpjegoi Farka.

Sipas saj, shteti është “i rëndësishëm në përcaktimin e atyre që quhen pozicione të së ardhmes. Gjithashtu, mund të mbështesë me skema financimi biznese të vogla në sektorët me prioritet”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë