Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fëmijët si lakuriqët e natës, kanë substanca mbrojtëse ndaj Covid-19

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 13:39 | Aktualitet
Fëmijët si lakuriqët e natës, kanë substanca

Mbi 4 mijë fëmijë janë prekur nga koronavirusi gjatë një viti pandemi. Krahasuar me të rriturit, ata konsiderohen më fatlumët në këtë situatë dhe sipas studimeve kjo i dedikohet imunitetit të tyre, vaksinave të kalendarit, pranisë së shtuar të vitaminës D dhe disa faktorëve të tjerë.

"Sot është parë që fëmijët duke pasur mundësi për të rënë në kontakt me koronaviruset e tjera, ato kanë krijuar disa antitrupa edhe ndaj Covid-19. Fëmijët dhe lakuriqët e natës, ku virusi qëndron në gjendje të fjetur, por nuk jep sëmundje, sekreton një sasi më të madhe melatonine. Kjo është një substancë antiinflamatorë që luan një rol të rëndësishëm për t'u mbrojtur ndaj Sars Covid-2.”, deklaron Gjeorgjina Kuli, shefja e Infektivit të pediatrisë.

Gjatë forumit shkencor për pandeminë edhe te fëmijët, Kuli tregon se pavarësisht numrit të ulët, format e rënda nuk kanë munguar as te këto grupmosha.

170 fëmijë janë shtruar në spital me Covid-19, mbi 20 raste kanë shfaqur komplikacione të rënda dhe me sindromën e Kawasakit. Karakteristikë në këto mosha është Covid-i i zgjatur deri në disa muaj apo dhe rëndimi i shëndetit disa javë pas infektimit.

 “Format e hospitalizuara kanë qenë të gjitha me përfshirje të mushkërive dhe insuficensë respiratore në nivele të ndryshme. 22 raste kanë qenë të komplikuara me sindromën e Kawasakit dhe me sindromën multi-inflamatore. Ka pasur fëmijë që pasi kanë kaluar koronavirusin në gjendje të mirë në shtëpi, kanë përfunduar në spital në gjendje të rënduar dhe mungesë orientimi. Për fat të mirë janë kthyer në normalitet.”

Dy fëmijë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë pandemisë. Për ekspertët, Shqipëria është ndër vendet me vdekjet më të ulëta në këtë grupmoshë. Rastet më të mëdha të fëmijëve janë nga Tirana, Saranda dhe Elbasani. Ashtu si është tek të rriturit, edhe në këto grupmosha, meshkujt janë më të prekurit nga koronavirusi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë