Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hapja e spitalit të Fierit, Erdogan: Shpresoj që të sjellë dobi dhe sa më shumë shërim

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 16:15 | Aktualitet

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka përshëndetur hapjen e spitalit të ri të Fierit.

 Duke e cilësuar si "spitalin e miqësisë", Erdogan u shpreh se Turqia ka ofruar vazhdimisht kontribute në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë, duke përmendur ndihmën pas tërmeteve dhe gjatë pandemisë.

“Në rastin e ceremonisë së hapjes Së spitalit të miqësisë, megjithëse në një formë virtuale jam shumë i lumtur që takohem me ju. Me këtë rast ju përgëzoj të gjithëve dhe për muajin e Ramazanit dhe shpresoj që ky muaj të sjellë shëndet, bereqet dhe mirësi, për vëllezërit e mi shqiptarë dhe për mbarë botën islame. Marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, nga dita në ditë, vazhdojnë të zhvillohen me fuqinë që merret nga kultura dhe historia jonë e përbashkët. Siç e dini dhe ju kryeministër, me rastin e vizitës zyrtare në dhjetor, ne kemi bërë të mundur përforcimin e marrëdhënies mes dy vendeve tona, duke e çuar një hap më tej partneritetin tonë strategjik në nivelet më të larta. Ky partneritet do shërbejë edhe në krijimin e bashkëpunimeve të tjera të larmishme", tha Erdogan.

https://youtu.be/HsVKut5fvO8

"Turqia ka vazhduar të ofrojë një kontribut të vazhdueshëm në zhvillimin ekonomik dhe kulturor të Shqipërisë, pas tërmeteve dhe gjatë pandemisë. Me të gjitha mundësitë tona dhe pa asnjë lloj pritshmërie apo hezitimi u përpoqëm të ishim sa më pranë vëllezervë. Në dhjetorin e kaluar ne së bashku zhvilluam hapjen e kantierit të rindërtimit në Laç. Spitali ka kushtuar rreth 70 milionë euro. Në spitalin i cili po inagurohet do punojnë afërsisht 400 persona, turq dhe shqiptarë, që do ushtrojnë bashkë detyrën, duke krijuar një shërbim cilësor shëndetësor, në kushte moderne dhe bashkëkohore. Turqia me këto mundësi do vazhdojë t'i shërbejë gjithë Shqipërisë. Shpresoj që ky spital i miqësisë sonë të sjellë dobi dhe sa më shumë shërim. Një falënderim të veçantë për kompaninë kontraktuese”, tha mes të tjerash Erdogan.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë