Kush është Pjerin Xhuvani, personi i ekzekutuar në qytetin e Elbasanit?

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 14:55 | Kronikë

Pas një shkëmbimi zjarri, këtë të mërkurë, në lagjen “5 maji” në Elbasan mbeti i vrarë shtetasi, Pjerin Xhuvani.

Por kush është Pjerin Xhuvani? Ai ka qenë kryetar i LSI-së në këtë qytet. Më pas, ai është arrestuar për korrupsion kur ishte drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.

https://a2news.com/2021/04/21/perplasje-me-arme-ne-elbasan-vritet-pjerin-xhuvani-3-persona-te-tjere-te-plagosur/

Në korrik, 2016, Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 3 vjet burg, që iu konvertua ne 2,5 vjet Shërbim Prove, si edhe heqje e të drejtës së ushtrimit të funksioneve publike për 3 vjet, pasi u fajësua për “mashtrim”, “shpërdorim të detyrës”, kryer në bashkëpunim” dhe “falsifikim të dokumenteve”.

Në vitin 2017, ai ishte pjesë e PDIU-së.

Ditën e Verës, 2021, ai ishte një nga personat e akuzuar nga Partia Demokratike për përplasjen që ndodhi në këtë qytet mes militantëve të të dy kampeve. Ai u akuzua si militant i PS në atë kohë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli