Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Përplasje me armë në Elbasan, vritet Pjerin Xhuvani. 3 persona të tjerë të plagosur

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 14:23 | Kronikë

Një person mësohet se ka mbetur i vrarë në Elbasan këtë të mërkurë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “5 Maji”. Viktima mësohet se është Pjerin Xhuvani, ish-kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, por i akuzuar nga opozita si pjesë e strukturave të Partisë Socialiste në këtë qytet, së fundmi.

https://youtu.be/ZVUrDil4Ulw

Në vendngjarje janë mbledhur forca të shumta policie dhe 4 autoambulanca, pasi raportohet se ka mbetur i plagosur edhe një efektiv i Policisë dhe dy persona të tjerë...

https://a2news.com/2021/04/21/kush-eshte-pjerin-xhuvani-personi-i-ekzekutuar-ne-qytetin-e-elbasanit/

Partia Demokratike pretendon se pranë selisë së saj në këtë lagje është konstatuar një makinë dhe personat që ishin në të, shpërndanin para në këmbim të premtimit për vota.

Në përplasje janë përfshirë të paktën 6 persona.

Drejt qytetit janë nisur Forcat Speciale.

Gazetari Julian Kasapi raporton se është identifikuar edhe një person i dyshuar si i përfshirë në ngjarje, Kelmend Xh., 44-vjeçar, por ende nuk dihet roli i tij në këtë përplasje.

https://youtu.be/Y2ycqnxGiVY

Në përditësim...

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli