Ponari: Biznesi shqiptar, i angazhuar për të qenë pjesë e përparimeve botërore

Avni Ponari, drejtues i Sigal Uniqa Group Austria, deklaroi në studion e “A2 Business” se e ardhmja e biznesit tashmë duket më pozitive.

“E ardhmja duket më pozitive. Pas çdo stuhie të madhe, del dielli. Duke e parë në këtë aspekt, mundësitë dhe e ardhmja e të gjithë tregjeve do të ketë ndryshime dhe do të jenë ndryshime për mirë. Bizneset sot po i afrohen një bote digjitale, pasi kriza krijoi mundësi dhe hapësira. Mendoj që biznesi në Shqipëri është i angazhuar për të qenë pjesë e përparimeve botërore”, u shpreh Ponari.

Sa i përket kulturës së sigurimit, Ponari nënvizoi se “shqiptarët vijojnë t’i qëndrojnë besnikë shprehjes “T’ia lëmë Zotit në dorë”. Industria e sigurimeve konsumon sot 35 euro për frymë, ndërsa në vendet fqinje është rreth 3000 euro për frymë”.

Në lidhje me rolin e shtetit në biznes, Ponari u shpreh: “Shteti është gjithmonë i rëndësishëm në çdo industri. Luan rol në përgatitjen dhe kualifikimin e punonjësve”.