Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Tronditet Elbasani, vritet Pjerin Xhuvani, 4 të tjerë mbeten të plagosur, mes tyre një efektive policie. Arrestohet autori i dyshuar, është shoqëruesi i Gazment Bardhit

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 16:30 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë të mërkurë qytetin e Elbasanit, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Nga një përplasje me armë ka mbetur i vrarë Pjerin Xhuvani, ish-kryetar i LSI-së në Elbasan, ish-zyrtar dhe së fundmi simpatizant aktiv i Partisë Socialiste në degën e Elbasanit.

Policia thotë se përveç viktimës janë plagosur edhe katër persona, mes të cilëve edhe një efektive e Forcave Shqiponja, Xhensila Sota, në përpjekje për të ndaluar krimin. Të plagosurit e tjerë janë identifikuar si Emiliano Prenga, Eltion Bodinaku, i cili ishte dhëndri i viktimës Xhuvani, si dhe një tjetër person, i identifikuar si Pavlo Vuksani.

https://a2news.com/2021/04/21/vrasja-e-pjerin-xhuvanit-arrestohet-autori-i-dyshuar-shoqeruesi-i-gazment-bardhit/

Policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan këtë të mërkurë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani. Ai është Arbër Papleka, i cili mësohet se është edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasan, por edhe ish-pjesëtar i forcave RENEA. Në polici u paraqit edhe vetë Bardhi, i cili me sa duket ka qenë i përfshirë në ngjarje, ku dha deklarimet e para. Për mediat ai tha se makina ku ndodhej viktima ishte e mbushur me karta identiteti dhe para, por theksoi se nuk ka shumë informacion. “Makina që shikoni atje është e mbushur me karta identiteti dhe para, e drejtuar nga një prej eksponentëve të krimit të organizuar. Është personi që është akuzuar Ditën e Verës. Janë një grup personash. Shtabi i vetëm elektoral i Taulant Ballës në qytetin e Elbasanit”, u shpreh ai.

https://a2news.com/2021/04/21/kush-eshte-pjerin-xhuvani-personi-i-ekzekutuar-ne-qytetin-e-elbasanit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

Viktima Pjerin Xhuvani është akuzuar nga Partia Demokratike si organizator i përplasjes me simpatizantët e PD-së në Ditën e Verës në datën 14 mars. Përveç dëshmitarëve okularë, kamerat e sigurisë në vendngjarje pritet të japin një panoramë më të qartë të asaj që tronditi sërish qytetin e Elbasanit në prag të zgjedhjeve parlamentare. 

Rrethanat e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta. Sipas të dhënave paraprake, viktima ka qenë në një mjet tip fuoristradë pa targa, kur është konfliktuar me disa persona të tjerë, pranë zyrave elektorale të PD në lagjen “5 Maji” të qytetit të Elbasanit. Dëshmitarë në vendngjarje tregojnë se kanë dëgjuar disa të shtëna, por ende është e paqartë dinamika.

A2 CNN Livestream

Dita jonë