Vangjel Dule: Në momente të caktuara sakrifikohet për çështje të mëdha

Publikuar më: 21/4/2021, ora 13:42

Vangjel Dule: Në momente të caktuara sakrifikohet për çështje të mëdha

Publikuar më: 21/4/2021, ora 13:42

Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ishte i ftuar në Ditarin e pasdites në A2 ku foli për fushatën elektorale dhe pritshmëritë e opozitës në zgjedhjet parlamentare që zhvillohen këtë të diel.

Dule shpjegoi në A2 edhe arsyet se përse zgjodhi të ishte në një koalicion ku pjesë e tij është dhe PDIU e Shpëtim Idrizit.

“Ne kemi një marrëveshje me PD, por duhet të vlerësojmë të gjithë shqetësimin qytetar. Nuk ka për qytetarin nga Gjirokastra apo Tropoja një diferencim të kërkesës së tij ndaj kastës politike. Objektivi kryesor është largimi i kësaj qeverie. A mund të jesh një politikan i përgjegjshëm që kësaj kërkese masive, insistuese t’i përgjigjesh me aspekte të veçanta të profilit tënd politik që mund të konsiderohet që në një moment sakrifikohet për një çështje shumë më të madhe? Është një sakrificë gjithmonë, kur je në koalicione të tilla të gjëra”, tha Dule.