Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, arrestohet autori i dyshuar, shoqëruesi i Gazment Bardhit

Nga A2 CNN
21 Prill 2021, 15:20 | Kronikë

Policia ka arritur të arrestojë një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Elbasan, këtë të mërkurë, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani.

Sipas raportimeve paraprake, në pranga ka përfunduar Arbër Papleka, i cili mësohet se është edhe truproja i Gazment Bardhit, koordinatorit të Partisë Demokratike në Elbasan, por edhe ish-pjesëtar i forcave RENEA. Në polici ndodhet edhe vetë Bardhi, i cili me sa duket ka qenë i përfshirë, ku po jep deklarimet e para për ngjarjen.

https://youtu.be/ZVUrDil4Ulw
https://a2news.com/2021/04/21/perplasje-me-arme-ne-elbasan-vritet-pjerin-xhuvani-3-persona-te-tjere-te-plagosur/

Pjerin Xhuvani mbeti i vrarë pas një përplasjeje me armë mes të paktën 6 personave në lagjen “5 Maji” në Elbasan. Përveç viktimës, nga përplasja ka edhe 3 persona të plagosur, një prej të cilëve edhe një efektive e Policisë. Mes të plagosurve është edhe dhëndri i Xhuvanit, që ka marrë plagë të rënda. Ndërsa efektivja e policisë ka mbetur e plagosur në përpjekje për të ndaluar krimin.

Përplasja duket se ka shkaqe politike, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Partia Demokratike pretendon se një makinë ishte duke qarkulluar në lagjen “5 Maji”, pranë një zyre elektorale të PD, ku sipas anëtarëve të kësaj të fundit po shpërndanin para në këmbim të votave për Partinë Socialiste.

https://a2news.com/2021/04/21/kush-eshte-pjerin-xhuvani-personi-i-ekzekutuar-ne-qytetin-e-elbasanit/?utm_source=a2-related&utm_source=a2pages&utm_campaign=hp-related

A2 CNN Livestream

Dita jonë