Moment historik, NASA prodhon oksigjen në Mars

Nga A2 CNN
22 Prill 2021, 14:17 | Teknologji
Moment historik, NASA prodhon oksigjen në Mars

Tjetër moment historik në eksplorimin e Marsit. NASA njoftoi se ka arritur të prodhojë sasinë e parë të oksigjenit në planetin e kuq me anë të një pajisje që konverton dioksidin e karbonit.

NASA njoftoi se sonda Perserverance ka ekstraktuar kampionin e parë të oksigjenit në Mars. Roboti me 6 rrota konvertoi një masë të atmosferës së pasur me dioksid karboni të Planetit të Kuq në oksigjen përmes një instrumenti të quajtur MOXIE, thënë ndryshe Eksperimenti i Shfrytëzimit të Burimeve të Oksigjenit në Mars.

Sipas NASA-s, konvertimi i parë i dioksidit të karbonit në oksigjen është një moment historik që hap mundësi të reja për eksperimente të mëtejshme drejt përmbushjes së synimit të dërgimit të njeriut të parë në Mars.

“MOXIE nuk është vetëm instrumenti i parë që prodhon oksigjen në një botë tjetër, por është dhe teknologjia e parë e këtij lloji që do të na ndihmojë me misionet e ardhshme "të të jetuarit jashtë tokës", duke përdorur elemente të mjedisit të një planeti tjetër”, deklaroi Trudy Kortes nga NASA.

Atmosfera e Planetit të Kuq është e përbërë nga 96% dioksid karboni. Ndërsa përqindja e prezencës së oksigjenit në Mars është vetëm 0.13, krahasuar me 21% që gjendet në atmosferën e tokës sonë.

Një deklaratë zyrtare e lëshuar nga NASA, thekson se sasia e parë e konvertuar nga pajisja MOXIE është mjaft modeste, vetëm 5 gram, por që i mundëson një njeriu të përthithë oksigjen të pastër për 10 minuta. Instrumenti ka kapacitet që të prodhojë deri në 10 gram në orë. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=PmS7y6SSsoM

A2 CNN Livestream

Latest Videos