Çmimi Europian për Letërsinë, pesë autorët shqiptarë që mund të kapërcejnë kufijtë e gjuhës shqipe

Çmimi Europian për Letërsinë grish për herë të tretë edhe letërsinë shqipe, botuesit por edhe autorët. Ky çmim që vjen çdo vit për të ndihmuar autorët e rinj europianë të përcillen edhe në gjuhë të tjera dhe është një mundësi e mirë edhe për letrat shqipe, por një mundësi që ne na vjen një herë në 2 vite.     

 Ata duhet të jenë autorë të rinj, jo në moshë, por në numrin e librave. Një tjetër kusht është edhe botimi i ri ose së paku i dy viteve të fundit për Shqipërinë.

Juria shqiptare ka arritur në listën e shkurtër. Ndonëse shortlista që është miratuar nga ky konsorcium janë këto pesë emra, anëtari tjetër i jurisë për çmimin europian të letërsisë zbulon për A2 CNN se cilët janë dy emrat më të favorshëm për të fituar këtë cmim.

Dy fituesit e mëhershëm nuk kanë fituar vetëm financiarisht, por janë përkthyer në më shumë se 6 gjuhë të tjera duke u takuar përmes veprës së tyre edhe me lexues të përtej kufijve apo kulturës së tyre gjuhësore.

Pritet që emri apo emrat e kandidatëve shqiptarë të shpallen brenda muajit prill, ndërsa ceremonia e ndarjes së çmimeve në Bruksel do të përcaktojë fituesit e këtij financimi europian.