Ngjarjet e Elbasanit, qytetarët nuk frikësohen, por pranojnë problematikat

Përditësuar më: 23/4/2021, ora 15:21
elbasan qyteti ngjarjet e renda qytetaret  1024x576

Ngjarjet e Elbasanit, qytetarët nuk frikësohen, por pranojnë problematikat

Përditësuar më: 23/4/2021, ora 15:21

Ngjarja e fundit në qytetin e Elbasanit ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën katër të tjerë dhe ku u përfshinë mbështetës të forcave politike, krijoi një klimë frike dhe pasigurie, jo vetëm në qytetin e Elbasanit.

Por, si ndjehen qytetarët e Elbasanit, pas kësaj ngjarjeje, e cila për hir të së vërtetës nuk ka qenë e vetmja.

Për mikrofonin e A2, qytetarët, më shumë se sa të frikësuar, shprehen se qyteti është problematik dhe se këtë situatë e kanë krijuar ata që janë të ardhur në këtë qytet.

Por, teksa i pyet nëse do të marrin pjesë në votime në këtë situatë të krijuar, qytetaria, duket se mposht problematikën dhe situatën e krijuar.

Pjesëmarrja në votime urojmë të jetë një shenjë e mirë për një ditë të qetë në qytetin problematik.