Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

UEFA, asnjë dënim për 12 klubet “rebele”

Nga A2 CNN
23 Prill 2021, 16:06 | Futboll
UEFA, asnjë dënim për 12 klubet “rebele”

Asnjë dënim për 12 klubet rebele. Ajo që duhej të ishte tema më e nxehtë në mbledhjen e Ekzekutivit të UEFA-s, u mbyll pa asnjë sanksion, për organizatorët e Super League.

Pavarësisht irritimit që shkaktoi synimi për të krijuar një turne të pavarur nga konfederata europiane dhe që synonte të zëvendësonte Champions League, çdo masë e mundshme ndëshkuese u shty.

Çështja do të diskutohet në javët e ardhshme, edhe sepse UEFA po pret disa këshilla ligjore, përpara se të marrë një vendim. Përveç aspektit delikat të situatës, ku ndëshkimet e nxituara do të shkaktonin një reaksion zinxhir, qëndrimi i tërhequr nga Komiteti Ekzekutiv lidhet edhe me mbarëvajtjen e edicionit aktual.

Nga 12 klubet rebele, që për 48 orë dolën kundër FIFA-s dhe UEFA-s, Real Madrid, Chelsea e Manchester City luajnë në gjysmëfinalet e Champions League, aty ku vetëm Paris Saint Germain nuk ishte përfshirë në projektin e Super League.

Lista vijon me Manchester United dhe Arsenal, të cilat do të luajnë në gjysmëfinalet e Europa League përballë Romës dhe Villareal.

Me pak fjalë, çdo masë ndëshkuese ndaj skuadrave që provuan të krijonin turneun paralel, do të shkaktonte pasoja edhe te dy turnetë më të rëndësishëm ndërkombëtarë. Përballë rrezikut të gjyqeve për dëmshpërblim me vlerën e miliona eurove, UEFA do të nisë punën për të “blinduar” aktivitetet e saj, me klauzola që dekurajojnë çdo nismë të ngjashme me Super League. Për sa i takon formatit të ri të Champions, nuk përjashtohet mundësia që të digjen etapat dhe ai të nisë prej vitit 2022.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani