VIDEO/ Persona të paautorizuar shoqërojnë qytetarët dhe votojnë në vend të tyre

Teksa po bëhen rreth 4 orë që ka nisur votimi për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, raportohen edhe parregullsitë e para në proces.

Kështu në shkollën “Dora D’Istria” ka persona që shoqërojnë qytetarët të votojnë, duke e kryer ata vetë këtë proces, gjë që nuk lejohet.

Po ashtu, për shkak të votimit elektronik në këtë qendër votimi, tre vota kanë dalë të pavlefshme sepse për shkak të vështirësive që paraqiten me teknologjinë e re, qytetarëve iu mbaron afati për të votuar.

Edhe në shkollën “Kosova” ka persona që shoqërojnë votuesit për në kutitë e votimit, ndërsa nuk kanë asnjë mjet identifikimi që janë vëzhgues.