“A do ta shkarkoni Presidentin?”, Spiropali: LSI ka dalë nga skena politike

spiropali 1100x620

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali deklaroi se LSI ka dalë nga skena politike shqiptare dhe ka amrrë rezultatin më të dobët elektoral historikisht.

Ndërkaq e pyetur nëse do të nisnin procedura për të shkarkuar Metën, Spiropali u shpreh se ky nuk është momenti për ta diskutuar këtë.

“Presidenti ka shkarkuar veten. Besoj se qytetarët i kanë dhënë përgjigjen më të fortë me votë, sjelljes së paprecedentë presidentit që e ka përdorur pozicionin më të lartë të unifikusit të popullit për interesat e ngushta personale dhe partiake të SHPK-së tij.

E ka marrë përgjigjen, ka rezultatin më të dobët elektoral historikisht. Nuk është koha për të diskutuar sot për procedurën parlamentare për Presidentin. Ka një lajm të mirë, praktikisht LSI ka dalë nga skena politike. Ata që kanë mund të kenë votuar LSI-në këto vite, janë të mirëpritur të na mbështesin, por dhe PD se ca prej tyre janë kthyer në PD. Çuditërisht njerëz që o kanë qenë në administratë o me lidhje klienteliste.”, deklaroi Spiropali.