Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Elbasani votoi, ‘’Qyteti problematik’’, leksion në zgjedhje

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 22:25 | Politikë
Elbasani votoi, ‘’Qyteti problematik’’, leksion në

Përballë këtyre pamjeve dhe ngjarjeve që tronditën opinionin publik, Elbasani tejkaloi çdo parashikim të zymtë për ditën e votimeve dhe ato të numërimeve.

Në të gjithë qarkun e përbëre nga 7 bashki, qytetarët iu drejtuan qendrave të votimit që në orët e para të hapjes së tyre, duke regjistruar një proces të qetë zgjedhjesh pa shënuar asnjë incident në 511 qendrat e votimit.

Po në të njëjtën mënyrë vijoi më tej edhe procesi i numërimit të votave, ku si asnjëherë më parë qarku i Elbasanit ka arritur të nxjerrë rezultatin përfundimtar brenda 34 orëve. Rezultati është i vetmi moment që mund të ketë lënë qytetarë të pakënaqur nga ky proces.

Për të përmbyllur këtë proces që shënoi një zhvillim mjaft pozitiv, mungon tashmë vetëm numërimi i votave të kandidatëve të dy forcave kryesore politike PS dhe PD që arritën të nxirrnin deputetë nga ky qark.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani