Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Kukësi, Gjirokastra dhe Berati, aty ku forcohen fitoret blu e rozë dhe LSI asgjësohet

Nga A2 CNN
27 Prill 2021, 17:40 | Politikë
Kukësi, Gjirokastra dhe Berati, aty ku forcohen fitoret blu e rozë dhe

Tre mandatet e Kukësit nuk ndryshuan raportin 2 me 1 të përfaqësimit të demokratëve dhe socialistëve në Parlamentin Shqiptar, konkretisht Flamur Hoxhaj dhe Isuf Çelaj nga kampi blu dhe Gerta Duraku nga ai rozë.

Pa mbështetjen e pushtetit vendor, që në 2019-n ua lanë socialistëve, dhe pavarësisht uljes së avionit Air Albania në Aeroportin e Kukësit, demokratët dominuan ndjeshëm Partinë Socialiste, fushata e të cilit u udhëhoq nga kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici. 

Në Gjirokastër, fituesit e mëdhenj janë socialistët, në raportin 3 me 1, Bledi Çuçi ka surprizuar duke arritur të përmbushë premtimin e tij për fitoren e mandatit të tij, edhe duke u renditur i treti në qarkun me katër mandate, duke i lënë demokratët vetëm me mandatin e Tritan Shehut, që drejtoi fushatën e tyre në këtë qark. Shtrëngimi i duarve përmbylli mëngjesin e së martës numërimin në qarkun jugor.

LSI-ja nuk ka më deputetë në Gjirokastër, sikundër as në bastionin e saj kryesor, Beratin, ku në 2017 spostoi Partinë Demokratike forcë të tretë. Këtë herë, Partia Demokratike nuk fitoi vetëm mandatin e Tomor Alizotit, por në Parlament vjen edhe Kasem Mahmutaj. Në Berat, fitoi 5 mandate skuadra socialiste e Blendi Klosit, e mbështetur nga ish-deputeti i LSI-së, Nasip Naço. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani