Kur aligatori ndërpret stërvitjen

“Pamë një aligator të madh. Unë u largova direkt, lojtarët e mi i shkuan afër. Ndoshta ngaqë nuk kishin parë kurrë aligator nga afër. Por, unë nuk jam trim”.

Kështu u shpreh trajneri i ekipit të futbollit të Torontos, Chris Armas, duke komentuar episodin e rrallë me të cilin u përball skuadra kanadeze, që aktualisht po stërvitet në Florida.