Mbyllet numërimi në Durrës, LSI mbetet pa mandat

Ka përfunduar pak më parë procesi i numërimit të votave në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës.

Nga rezultatet paraprake konfirmohet mandati i 8 për Partinë Socialiste ndërsa PD mbetet në 6 mandate. Rezultat i dobët për Lëvizjen Socialiste për Integrim e cila edhe në këtë qark ka mbetur pa mandat.

Më herët në këtë qendër numërimi u shënua dhe një incident ku u hodhën shishe plastike në drejtim të kreut të PD të Durrësit, Ferdinand Xhaferri.