Mbyllet numërimi në Qarkun e Dibrës. PD fiton me diferencë të ngushtë

numwrim diber 1100x620

Është mbyllur numërimi në Qarkun e Dibrës. Janë numëruar të 227 kutitë e këtij qarku, ku Partia Demokratike kryeson me një diferencë të ngushtë.

PD-ja ka marrë 28 920 vota (45,75%), Partia Socialiste ka marrë 28 732 (44,50%), ndërsa Partia Socialiste për Integrim ka marrë 4446 (6,7%).

Diferenca me të cilën kryeson PD-ja është 188 vota. PD merr 3 mandate, ndërsa PS merr 2.

Të pavlefshme, rreth 2000 vota.