Parashikimi i motit: 27 prill 2021

parashikimi i motit foto e madhe 1100x620

Vijon moti i kthjellët me vranësira kalimtare në të gjithë vendin, këtë të martë, të cilat do të sjellin momente të shkurtra dhe shi të dobët në veri dhe pjesërisht në qendër.

Edhe pjesa e dytë e ditës mbetet me kthjellime dhe vranësira kalimtare, por mundësia për reshje është thuajse 0.

Temperaturat e ajrit mbeten të larta gjatë mëngjesit duke variuar nga 7 në 16 gradë Celsius, mesdita vijon me një rritje të lehtë të vlerave termike duke shënuar nga 16 në zonat malore deri mbi 25 gradë në bregdet dhe zonat e ulëta.

Era do të fryjë e lehtë deri mesatare në tokë, por deri e fortë në brigjet detare nga drejtimi jugor duke mbajtur dallgëzimin në det në 3-4 ballë.