PD letër KQZ: Kemi grumbulluar të dhëna për parregullsi të rënda

Sekretari për Çështjet Ligjore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso i ka dërguar një letër Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ku e njofton për parregullsitë e regjistruara gjatë procesit të votimit dhe numërimit të votave.

Për këtë arsye, Ivi Kaso i kërkon KQZ t’i verë në dispozicion kamerat në QV dhe KZAZ  të dhënat nga pajisjet e identifikimit elektronik dhe të dhënat e kryqëzuara të pajisjes së identifikimit elektronik dhe listës së zgjedhësve.