PS, tre mandate radhazi. Nuk ndryshon skena politike,“surpriza” Tom Doshi
PS, tre mandate radhazi. Nuk ndryshon skena politike,“surpriza” Tom Doshi
Zgjedhjet parlamentare nuk sollën asnjë ndryshm në skenën politike shqiptare. Socialistët fituan mandatin e tretë radhazi. Opozita nuk arriti të sjellë rotacion politik dhe surprizë rezultoi partia e Tom Doshit, me tre mandate parlamentare.
Edi Rama vuri një rekord të ri në historinë e demokracisë në Shqipëri. Për herë të parë, një kryetar partie ka arritur të marrë 3 mandate qeverisëse njëra pas tjetrës. Ajo që mund të konsiderohet surprizë është partia e Tom Doshit, që arriti të sigurojë 3 mandate parlamentare, duke u bërë forca e katërt në Shqipëri.
Edhe pse Doshi hoqi dorë nga mandati, një ditë pasi hodhi votën në kutinë e votimit, partia e tij do të zërë tre vende në Parlanentin e ardhshëm.
Kampi opozitar nuk shënoi ndryshime sa i takon numrave që arritën të merrnin edhe pas zgjedhjeve të vitit 2017. Demokratët u rritën 16 mandate parlamentare, por jo mjaftueshëm sa për të cenuar pozitat e socialistëve.
Kjo, pasi aleatja “de facto”, Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbritur në nivelin e vitit 2009, vetëm 4 mandate parlamentare, nga 19 që arriti të siguronte 4 vite më parë.