12-vjeçari diplomohet në shkollën e mesme dhe kolegj në të njëjtën javë

Untitled collage 2021 04 28T150605.564 1100x620

Një 12-vjeçar në Karolinën e Veriut shfrytëzoi më së miri kohën në karantinë që kishte gjatë pandemisë, duke nisur disa mësimë shtesë.

Një vit më vonë, Mike Wimmer, nga Salisbury do të diplomohet në shkollën e mesme dhe në kolegj, në të njëjtën javë.

Wimmer përfundoi katër vite shkollë në një vit dhe si rrjedhojë do të diplomohet nga Kolegji Komunitar Rowan-Cabarrus më 21 maj dhe nga Shkolla e Mesme e Akademisë Concord, më 28 maj.