30 viktima të tjera nga koronavirusi në Maqedoni

Koronavirusi ne maqedonine e veriut 1100x620

30 viktima dhe 447 raste të reja është bilanci ditor i  koronavirusit në Maqedoninë e Veriut.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë që nga nisja e pandemisë, numri i përgjithshëm i rasteve të konfirmuara me COVID-19 në vend ka shkuar në 151.569, ndërsa viktimat kanë arritur në 4.772.

Autoritetet shëndetësore kanë kryer 716.173 testime për COVID-19, përfshirë 3.034 teste të kryera brenda ditës së fundit.