Agjencia e inteligjencës në Gjermani shton kontrollin ndaj protestuesve që kundërshtojnë masat anti-Covid

118245004 berlinflag 600x338

Agjencia gjermane e inteligjencës po mban në survejim të rreptë disa elementë të lëvizjes anti-Covid,  të cilët dyshohen se mund të shkaktojnë trazira në vend.

Vrojtimi është përqendruar veçanërisht në disa anëtarë të lëvizjes “Querdenker” , për të cilët, shërbimet e inteligjencës thonë se nuk përshtaten me kategoritë e mëparshme  të ekstremistëve.

Agjencia BfV theksoi lidhjet që ky grupim ka me ekstremin e djathtë dhe grupet e tjera ekstremiste. Sipas tyre, protestat e ligjshme të organizuara kohët e fundit po shfrytëzoheshin për të provokuar destabilitet.

Megjithëse shumica e protestuesve nuk shihen si ekstremistë, demonstratat antiizolim të “Querdenker” kanë marrë mbështetje nga një larmi grupesh, duke përfshirë partinë e ekstremit të djathtë AfD, kundërshtarët e vaksinave dhe teoricienët e konspiracionit.