Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Akuzat e Ralf Gjonit: Këtu po instalohet një sistem si i Karzait në Afganistan

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 21:32 | Politikë
Akuzat e Ralf Gjonit: Këtu po instalohet një sistem si i Karzait

Deputeti Ralf Gjoni ka reaguar i irrituar në lidhje me deklaratat e fundit të trupit diplomatik në Shqipëri të cilët shkruajnë se zgjedhjet ishin të qeta dhe në këtë mënyrë kërkojnë njohjen e rezultatit të tyre nga palët.

Sipas Gjonit, shumë nga ambasadorët nuk e njohin situatën në Shqipëri dhe disa prej tyre favorizojnë stabilokracinë që po instalon një sistem kleptokratik si ai i Karazait në Afganistan.

“Kur ky popull do të fillojë të mendojë për veten e vet dhe të ndalojë së pari ambasadorët, por të shikojë problemet e tij. Ambasadorët nuk dinë të bëjnë gjë tjetër vetëm të mbështetin bashkëpunimin. Është e dëmshme për demokracinë shqiptare aksioni i ambasadorëve në favor të stabilokracisë në Shqipëri. Dhe kjo është kriminale. Sepse këtu po instalohet një sistem kleptokratik i ngjashëm me atë Karzait në Afganistan. Janë disa individë që kanë kapur hallkat e shtetit në favor të xhepit të tyre. Jam i irrituar se stabilokracia që po instalohet po shkon në dëm të shqiptarëve”, tha Ralf Gjoni.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu