Celibashi apel numëruesve: Mos tentoni të tjetërsoni votën, rrezikoni 7 vite burg

celibashi 2 1100x620

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi bëri një tjetër thirrje ndaj grupeve numëruese që të heqin dorë nga çdo tentativë për të tjetërsuar votat për kandidatët.

Ilirjan Celibashi kujton se kushdo nga komisionerët apo numëruesit që kërkon të cënojë votën e lirë rrezikon deri në 7 vite burg.

“Cenimi i votës së çdo kandidati do të ketë si pasojë sanksion penal deri në 7 vite burgim, për këdo nga numëruesit apo komisionerët e përfshirë.

KQZ disponon pamjet filmike të vlerësimit të çdo votë, të bërë në fazën e nxjerrjes së rezultatit për partitë dhe koalicionet”, shkruan Celibashi.