Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Celibashi: E kotë çdo tentativë transformimi vote nga një kandidat te tjetri

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 15:00 | Politikë
Celibashi: E kotë çdo tentativë transformimi vote nga një

Komisioneri Shtetëror Zgjedhor, Ilirjan Celibashi, bëri një pasqyrim të numërimit të votave për kandidatët deri në orën 14:00 dhe paralajmëroi se nuk do të lejohet asnjë transformim vote nga një kandidat te tjetri.

“Ka përfunduar numërimi për kandidatët për 37 vende numërimi të votave (VNV). Po përfundon ky proces për 14 VNV të tjera. Në përgjithësi, procesi ka shkuar sipas rregullave, por janë raportuar disa problematika, ku anëtarë grupesh numërimi dhe komisionerë nuk po ndjekin procedurat në lidhje me vlerësimet e fletëve të votimit. Kemi dërguar në këto VNV përfaqësues të KQZ-së për të bërë qartësimet e duhura”, tha Celibashi.

“Rikonfirmoj që ne nuk do të lejojmë asnjë transformim të votës nga një kandidat në tjetrin. Çdo tentativë është e kotë, pasi KQZ disponon të gjitha filmimet. Kandidatët të ndihen të qetë”, theksoi Celibashi.

Pasi njoftoi se “pjesëmarrja në zgjedhje është 46,32%”, Celibashi shtoi se po vlerësohen kërkesat e subjekteve politike për pamjet filmike.

A2 CNN Livestream

Dita jonë