City thyen Parisin, vendosin gafat e portierit

cadff1f4726335e151a500859b3f4889o2 1100x620

Manchester City ka fituar ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League përballë Paris Saint Germain në Francë duke hedhur një hap të madh drejt finales së madhe.

Ndonëse vendasit kaluan të parët në avantazh në minutën e 15 të takimit me Marquinhos, nuk arritën të ruanin rezultatin, pasi anglezët treguan një formë të shkëlqyer.

Në pjesën e dytë, Kevin de Bryne barazoi shifrat në 1-1. Më pas Mahrez kaloi të tijët në avantazh duke shënuar dhe golin e dytë. Duhet thënë që në golat e miqve ndikoi dhe portieri Navas i cili në të dyja rastet u gjet i papërgatitur.