Filmoi policët e vdekur, dënohet me burg australiani më i urryer

Untitled collage 2021 04 28T190259.400 1100x620

Një burrë në Australi u dënua me 10 muaj burg pasi bëri disa video me telefonin e tij të 4 oficerëve të policisë që u përfshinë në një aksident rrugor dhe humbën jetën.

Muajin e kaluar, Richard Pusey u shpall fajtor për akuzën e rrallë të sjelljes së papërshtatshme në publik si dhe për disa vepra të tjera penale. Por ai tashmë ka 300 ditë që qëndron në paraburgim dhe pritet të dalë shumë shpejt nga qelia.

Gjykatësi që dha dënimin e quajti sjelljen e 42-vjeçarit të pashpirt, mizore dhe të turpshme. Madje dhe mediat e kishin përshkruar atë si “njeriun më të urryer” në Australi.

Ngjarja për të cilën akuzohet Pusey ndodhi në një autostradë në Melburn vitin e kaluar, kur ai u ndalua nga 4 oficerët për shpejtësi të lartë. Ndërsa kishin qëndruar në rrugë efektivët Lynette Taylor, Kevin King, Glen Humphris dhe Josh Prestney u përplasën nga një kamion që doli nga korsia e tij.

Pusey arriti të shmangte aksidentin dhe më pas nxori telefonin dhe filmoi videot e tmerrshme të oficerëve që jepnin shpirt, duke u tallur me ta.