Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Fitorja e PS, Bushati: Jemi rehat me Bashën kryetar të PD, kanë 4 vite kohë të rigrupohen

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 21:09 | Politikë
Fitorja e PS, Bushati: Jemi rehat me Bashën kryetar të PD, kanë 4

“Elektorati shqiptar është treguar shumë pragmatist, ka ditur të zgjedhë mes dy partive, i ka refuzuar partitë populiste që kanë zgjidhje të shpejta për probleme të vështira. Partitë e vogla nuk janë mbështetur nga elektorati shqiptar”.

Kështu u shpreh në A2 Ervin Bushati, deputet i Partisë Socialiste, teksa komentoi votën e 25 prillit. Më tej, ai bëri edhe një koment në lidhje me situatën te opozita, duke thënë se me Bashën ende kryetar të PD-së mazhoranca është rehat.

“Ne jemi rehat me zotin Basha. Unë nuk votoj për zotin Basha dhe nuk jam as në strukturat e tyre dhe nuk mund të ndërhyjë në çështjet e tyre të brendshme. Ata kanë strukturat e veta se si i bëjnë këto përzgjedhje. Rezultatet flasin vetë. Më mirë ta zgjidhin vetë, nuk mund ta zgjidhë mazhoranca. Tani kemi një opozitë me 59 deputetë dhe nuk kemi dy pjesëza opozite, të cilët kanë peshë dhe gravitetin për t’u sjellë në mënyrë qytetare, aq më tepër në momentin kur ndodhet Shqipëria, pas tërmetit dhe në pandemi. Ata duhet të punojnë dhe të mos i prishin imazhin Shqipërisë. Të presin 4 vite, kanë kohë të rigrupohen”, u shpreh Bushati.

A2 CNN Livestream

Dita jonë