Grabitje dhe organizatë kriminale, kapet në Morinë 69-vjeçari kosovar në kërkim ndërkombëtar

pranga 1100x620

Kapet në Morinë një 69-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Shtetasi H.H. banues në Ferizaj, Kosovë, është vënë në pranga me qëllim ekstradimi drejt Belgjikës.

“Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Bruksel, Belgjikë, pasi Gjykata EDINAT Belgjikë, me vendimin e datës 07.06.2018, e ka dënuar me 3 vite e 3 muaj burg, për veprat penale “Grabitje me dhunë” dhe “Organizatë kriminale”.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të tij, me qëllim ekstradimin në shtetin e Belgjikës, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Bruksel po vazhdojnë procedurat për arritjen e ekstradimit të këtij shtetasi drejt Belgjikës”, njofton policia.

  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste
  • LAJMI I FUNDIT | MSH: 71 pacientë në spitale, 7 në terapi intensive, asnjë në intubim
  • LAJMI I FUNDIT | Ministria e Shëndetësisë: 1 viktimë në 24 orët e fundit, 39 raste