“Imuniteti natyror, i ngjashëm me mbrojtjen e ofruar nga vaksina Pfizer”

Epidemiologu Ilir Alihmehmeti, i ftuar në studion e “Dita jonë” në A2, tregoi rezultatet e disa studimeve izraelite mbi imunitetin natyror.

“Imuniteti natyror është shumë i fortë. Izraeli ka studiuar të gjithë popullatën, 77% e së cilës është vaksinuar me Pfizer dhe e ka krahasuar me personat që e kanë kaluar koronavirusin në mënyrë natyrore. Në riinfektim, është parë se mbrojtja e imunitetit natyror ishte më i lartë sesa mbrojtja nga vaksinimi. Në fund, studimi izraelit thotë se rezultatet tona vënë në dyshim nevojën për të vaksinuar njerëzit që e kanë kaluar Covid-19”, u shpreh Alimehmeti.

Kur u pyet nëse mund të kemi një valë të tretë dhe sa do të ndikojë në rastet e reja fushata elektorale, Alimehmeti tha: “Nëse presim rritje rastesh, më tepër është në zonat më të thella, në zonat rurale, që kanë qenë më të “pastra”. Ndoshta edhe në moshat më të vjetra, që kanë qenë më të izoluar. Kjo është frika më e madhe. Megjithatë, koha që kanë shpenzuar ata gjatë votimit ka qenë e ulët. Nëse do të kemi efekt nga fushata, e presim në javën e tretë dhe të katërt të majit”.