Incidenti Dako-Xhaferri në Durrës, Paloka: Rama vazhdon të bashkëpunojë me krimin. Beteja jonë vazhdon

paloka 3 1100x620

Për incidentin e ndodhur gjatë procesit të numërimit të votave në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në qytetin e Durrësit, ku mbështetësit e Vangjush Dakos kanë hedhur shishe e bidona me ujë në drejtim të Ferdinant Xhaferrit, ka reaguar edhe drejtuesi politik i i këtij qarku, Edi Paloka. Në një deklaratë për mediat, ai akuzoi kryeministrin Rama se vazhdon tё bashkёpunojё hapur me pёrfaqёsues tё krimit. Sipas tij, Dako, i cili është shpallur non grata nga SHBA-ja, provokoi dhe fyeu kryetarin e PD-së nё Durrёs, Ferdinand Xhaferri. Ai e cilëson atë si kryetarin real të PS-së në zgjedhjet e Durrёsit, ndërsa premton se beteja pёr demokracinë sapo ka filluar dhe “ne do ta udhёheqim atё deri nё fitore”.

Deklarata e plotë e Edi Palokës

Edi Rama ka bashkёpunuar dhe vazhdon tё bashkёpunojё hapur me pёrfaqёsues tё krimit.

Vangjush Dako, njeriu mё i afёrt i Ramёs nё Durrёs, nё listёn e Departamentit tё Shtetit Amerikan si figura mё e korruptuar dhe e lidhur me krimin nё Shqipёri, provokoi dhe fyeu kryetarin e Partisё Demokratike nё Durrёs, Z. Ferdinand Xhaferri. Ngjarja ndodhi nё ambientet e Pallatit tё Sportit, ku numёroheshin votat e KZAZ 21 nё Durrёs. I shpallur non-grata nga SHBA-ja, Dako nuk ka hezituar asnjё moment të tregojë se ai ёshtё kryetari real i PS-së në zgjedhjet e Durrёsit.

Sot fryma e ndryshimit ёshtё mё e madhe se asnjёherё tjetёr. Ne jemi mё tё fortё dhe mё tё vendosur se kurrё dhe me vendosmёri ne do tё luftojmё çdo ditё pёr tё mbrojtur demokracinё dhe për të sjellë sё bashku njё tё ardhme mё tё mirё pёr vendin tonё.

Ne do tё vazhdojmё tё luftojmё derisa demokracia tё fitojё.

Beteja pёr demokracinë sapo ka filluar dhe ne do ta udhёheqim atё deri nё fitore!