Juventus zgjedh trajnerin për sezonin e ardhshëm

juventus genoa serie a champions league 1100x620

Edhe pse drejtuesit e Juventusit janë shprehur se Andrea Pirlo do të jetë sërish trajner i bardhezinjve nëse arrin të kualifikohet në Champions League, mediat sportive italiane shkruajnë se klubi torinez ka vendosur tashmë se kush do të jetë në pankinë.

Madje, nëse të dielën Juventus nuk fiton as kundër Udinese, drejtuesit kanë gati Igor Tudor për ndeshjet e fundit të sezonit, në pritje të Massimiliano Allegrit për sezonin e ri.

Allegri ka dy vite pushim, që kur u largua pikërisht nga Juventusi, kur kërkoi një ndërhyrje të thellë në organikën e lojtarëve, ndërkohë që drejtuesit mendonin se kishte nevojë për vetëm disa ndryshime të vogla.