Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kurti në Bruksel, takime me zyrtarë të BE, NATO-s dhe të qeverisë belge

Nga A2 CNN
28 Prill 2021, 12:56 | Kosova
Kurti në Bruksel, takime me zyrtarë të BE, NATO-s dhe të

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në Bruksel në vizitën e parë zyrtare në kryeqendrën europiane pas marrjes së detyrës.

Kreu i qeverisë së Prishtinës ka një agjendë mjaft të ngjeshur, ku fillimisht të martën pati një takim joformal me përfaqësuesin e Bashkimit Europian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndërsa sot ditën e nisi me një takim me kryeministrin e Belgjikës, Aleksandër De Croo, për t’u drejtuar më pas në godinën e Komisionit Europian. Aty do të takohet me presidentin e Parlamentit Europian, David Sassoli, si dhe më një sërë eurokomisionerësh.

 Dialogu Prishtinë-Beograd, pandemia koronavirus dhe liberalizimi i vizave janë temat kryesore që do të diskutohen. Të enjten do të pritet edhe nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Hoze Borel, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.

A2 CNN Livestream

Dita jonë